Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve njofton se do të shqyrtojë Kërkesën Ankimore nr.11, me palë kërkuese Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe me objekt: “Kundërshtimin e vendimit nr. 85, datë 05.08.2024 “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Himarë në zgjedhjet e pjesshme të datës 04.08.2024”.
Në njoftim thuhet se seanca e shqyrtimit të Kërkesës Ankimore do të zhvillohet ditën e mërkurë, më datë 21.08.2024, ora 12:00.
“Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të shqyrtojë Kërkesën Ankimore nr.11, me palë kërkuese Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe me objekt: “Kundërshtimin e vendimit nr. 85, datë 05.08.2024 “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Himarë në zgjedhjet e pjesshme të datës 04.08.2024”.
Seanca e shqyrtimit të Kërkesës Ankimore do të zhvillohet ditën e mërkurë, më datë 21.08.2024, ora 12:00”, saktësohet në njoftim.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co