Shqiperia

Opozita në sulm ndaj Dumanit në Kuvend, Balla e Majko të vetmit që i dalin në krah: S’është vartësi juaj, nuk keni të drejtë të…

opozita ne sulm ndaj dumanit ne kuvend balla e majko te vetmit qe i dalin ne krah seshte vartesi juaj nuk keni te drejte te
opozita ne sulm ndaj dumanit ne kuvend balla e majko te vetmit qe i dalin ne krah seshte vartesi juaj nuk keni te drejte te

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani u përball sot për rreth 4 orë me akuza dhe kritika të shumta nga deputetët demokratë, teksa ndodhej në Parlament për të prezantuar raportin vjetor të punës së institucionit që drejton, për vitin 2023.

Por përballë akuzave nga opozita, mazhoranca nga ana e saj zgjodhi të mos përfshihej në thelb. Të vetmit zëra nga radhët e shumicës që i dolën në krah kreut të SPAK ishin ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe deputeti Pandeli Majko.

Madje, Majko i kërkoi opozitës të mos e trajtonte Dumanin si vartësin e saj. Ndërsa Balla “këshilloi” demokratët që pyetjet t’i bazojnë te pikat e raportit të kreut të SPAK.

Debati:

Taulant Balla: Ka mundësi të ketë pyetje për raportin? Ju bëni diskutime. Ne jemi mbledhur të vijmë me diskutime. Kush je ti, a thua se po na cakton ti të drejtën të flasim ne? Një zotëri ka konflikt interesi të bëjë pyetje këtu. Zotëria atje në fund. Kaq. Zonja drejtuese e seancës respektoni rregulloren.

Gazment Bardhi: Nëse ka një njeri që ka konflikt interesi është zotëria që sapo foli (I drejtohet Ballës). Si qenka e zhbalancuar? Kolegët tuaj të bëjnë pyetje, në përputhje me rregulloren ne po bëjmë pyetje, në përputhje me ligjin drejtuesi i SPAK po jep përgjigjet ashtu siç ai dëshiron. Është hera e fundit që anëtarë të kabinetit të përpiqen t’i diktohen seancës se si ky parlament do duhet ta bëjë debatin mbi raportin e institucioneve të pavarura.

Pandeli Majko: Kam respekt për të gjitha pyetjet, pyetjet nuk janë pasi bëni komentin dhe pyesni drejtuesin e SPAK. Zotëria nuk është vartësi ynë, është vetingu ynë. Nuk keni të drejtë t’i bëni pyetje sikur është vartësi juaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts