Bota

Opozita protestë përpara Bashkisë Tiranë, policia zbardh masat e ndërmarra: Ja rrugët që do të jenë të bllokuara

opozita proteste perpara bashkise tirane policia zbardh masat e ndermarra ja rruget qe do te jene te bllokuara



































Policia e Tiranës ka zbardhur masat e ndërmarra për ditën e nesërme, 18 korrik, ku për shkak të protestës së paralajmëruar nga opozita përpara Bashkisë Tiranë në orën 11:00, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore.

proteste

Mësohet se prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Ndër të tjera, policia u bën apel qytetarëve të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Njoftimi i policisë

Në kuadër të një tubimi që do të zhvillohet ditën e nesërme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Njoftojmë qytetarët se duke filluar nga nesër, prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts