Opozita protestë te Bashkia e Tiranës, Balliu: Ky vend nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç ndryshimit

opozita proteste te bashkia e tiranes balliu ky vend nuk ka asnje rruge tjeter pervec ndryshimit





































Opozita po zhvillon protestën e radhës para bashkisë së Tiranës. Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu gjatë fjalës së tij u shpreh se përfaqësuesit e qeverisë duhet të trajtohen si armiq të kombit.

balliu

Ai deklaroi gjithashtu se “gjithë ata që sulmojnë qytetarët që protestojnë, është jo vetëm në turpin e tyre, por do të dështojnë në sulmet e tyre ndaj opozitës”.

Në fund të fjalës së tij ka se vendi nuk ka rrugë tjetër përveç ndryshimit.

“Një drejtësi duhet të funksionojë me integritet, dhe jemi të kënaqur që aleatët tanë kërkuan drejtësi. Korrupsioni nuk luftohet me korrupsion. Ajo që kemi parë është vjedhje me pazar. Paratë tuaja po shkojnë nga xhepi juaj të xhepi i atyre.

Sa lidhje ka kjo bashki me jetën e qytetarëve? A e dini që kemi 9 milionë metra katrorë ndërtim, ky që thotë se Tirana është qytet i rinisë. Ndërkohë që 1 në 5 banor është 65 vjeç. Rinia largohet sepse këtu nuk ka shkolla, parqe, por vetëm aktivitete kriminale nga mafia që këta sollën.

Doli Balluku tha e ka fajin media, njerëzit, këta s’kanë faj. E vërteta është se përgjegjësia ka emër, që është pushteti i rilindjes.

Duhet të fillojmë t’i trajtojmë si armiq të kombit, të familjes. Të gjithë ata që sulmojnë qytetarët që protestojnë, është jo vetëm në turpin e tyre, por do të dështojnë në sulmet e tyre ndaj opozitës. Ky vend nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç ndryshimit. Ndryshimi vjen përmes revoltës dhe protestës”, tha Ballliu.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →