“Opozita tregoi se do ketë rezistencë”- Boçi: Protesta e sotme, hapja e mosbindjes civile! Lufta frontale do të përfshijë aksion në…

opozita tregoi se do kete rezistence boci protesta e sotme hapja e mosbindjes civile lufta frontale do te perfshije aksion ne





































Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Shkodrës, Luçiano Boçi, ka folur për hapat e radhës të opozitës pas protestës së sotme në Tiranë, e cila zgjati për rreth tre orë, duke nisur me një marshim nga Kryeministria e duke përfunduar në selinë e PD-së.

boci

Boçi tha se protesta e sotme ishte masive dhe shënonte hapjen e mosbindjes civile dhe mbështetjen e qytetarëve për opozitën.

Përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e “Open” në News24, ai paralajmëroi se “lufta frontale” e opozitës do të përfshijë përhapjen e aksionit në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm në kryeqytet.

Ndër të tjera, Boçi tha se opozita sot ka bërë hapin vendimtar për të zbuluar vendosmërinë dhe për të arritur qëllimet e tyre.

 “Kjo ishte hapja e mosbindjes civile, pjesëmarrja ishte masive dhe protesta ishte në parametrat e parashikueshëm nga ne. Sot opozita tregoi se do ketë rezistencë dhe se ka mbështetjen e qytetarëve. Lufta frontale ka të bëjë me përhapjen e aksionit në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm në Tiranë. Në ditët në vazhdim do të njoftohen edhe detaje të tjera nga aksionet e opozitës. Sot kemi bërë hapin vendimtar për të zbuluar vendosmërinë tonë për t’u përballur me luftën që na është ofruar, për të arritur qëllimet tona, qeverinë teknike, lirimin e liderit të opozitës dhe fundin e burgosjeve politike”, u shpreh ai.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →