“Opozitë demokratike për zhvillimin e vendit”- Ambasadori gjerman takohet me Gazment Bardhin: Me rëndësi respektimi i të drejtave të pakicës

opozite demokratike per zhvillimin e vendit ambasadori gjerman takohet me gazment bardhin me rendesi respektimi i te drejtave te pakices
































Ambasadori gjerman Karl Bergner është takuar me kryetarin e Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi në kuadër të bisedimeve të tij me liderët politikë të qeverisë dhe opozitës.

bardhi amasadori gjerman

Në njoftimin e ambasadës thuhet se në fokus ishte shkëmbimi për zhvillimet e brendshme politike, vijimi i kursit të reformave të Shqipërisë në rrugën drejt BE-së dhe marrëdhëniet dypalëshe mes Gjermanisë dhe Shqipërisë.

“Ambasadori Bergner theksoi rëndësinë e madhe të një opozite demokratike për zhvillimin e vendit. Për këtë qëllim, pjesëmarrja paqësore dhe konstruktive në proceset parlamentare është po aq e rëndësishme sa respektimi i të drejtave të pakicave dhe ndarja e pushteteve nga të gjitha palët. Forcimi i mëtejshëm i shtetit ligjor dhe lufta kundër korrupsionit, veçanërisht nëpërmjet Prokurorisë së Posaçme SPAK, janë thelbësore jo vetëm për anëtarësimin në BE, por edhe për një të ardhme më të mirë për të rinjtë e të rejat shqiptarë”, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →