Presidenti i Iranit Ebrahim Raisi është treguar i ashpër, ndërsa ka deklaruar se vendi i tij nuk dëshiron të nisë asnjë luftë, por do t’i përgjigjet fuqishëm kujtdo që e ngacmon atë.
“Ne nuk do të fillojmë asnjë luftë, por nëse dikush dëshiron të na ngacmojë, do të marrë një përgjigje të fortë. Më parë, kur ata [amerikanët] donin të flisnin me ne, ata thanë se opsioni ushtarak është ‘në tavolinë’. Tani ata thonë se nuk kanë ndërmend një konflikt me Iranin,” tha Raisi në një fjalim televiziv.
Fuqia ushtarake e Teheranit nuk do të përbëjë kërcënim për asnjë vend në rajon, shtoi presidenti, duke thënë se fuqia e Iranit vetëm krijon siguri për vendet përreth tij.
Irani ka mohuar përfshirjen në një sulm me dron në Jordani që vrau tre personel ushtarak amerikan dhe plagosi dhjetëra të tjerë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co