Bota

“Orët në vijim vendimtare për Reformën Zgjedhore”/ Gazment Bardhi: Ne jemi për hapjen 100% të listave, por nëse mazhoranca nuk jep konsensusin…

oret ne vijim vendimtare per reformen zgjedhore gazment bardhi ne jemi per hapjen 100 te listave por nese mazhoranca nuk jep konsensusin
oret ne vijim vendimtare per reformen zgjedhore gazment bardhi ne jemi per hapjen 100 te listave por nese mazhoranca nuk jep konsensusin



































Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se orët në vijim janë vendimtare sa i takon reformës zgjedhore.

Në një komunikim për gazëtarët nga selia blu pas mbledhjes së grupit, Bardhi u shpreh se propozimi i mazhorancës është që listat të jenë 100% të mbyllura, ndërsa opozita kërkon hapjen e plotë të tyre.

Bardhi tha se “formula 1/3 dhe 2/3 është minimumi që garanton kushtetuta dhe nëse pala tjetër nuk jep konsensus për hapjen 100% të listave unë gjykoj që është arritje ruajtja e këtij minimum të caktuar nga kushtetua në raport me propozimin që ka mazhoranca për mbylljen 100% të listave”.

Bardhi: Propozimi dhe qëndrimi i kolegëve tanë ka qenë që listat të jenë të hapura. Propozimi i ardhur nga grupi i PS vijon të mbajë të njëjtën situatë, që listat janë 100% të mbyllura dhe vetëm në rastet kur thyhet herësi, pra kanë bërë ndryshim të herësit nga 10 mijë në 7 mijë, mund të ketë votë parapëlqyese. Ky version i tyre në vlerësimin tonë i mban listat 100% të mbyllura.

Propozimi jonë ka qenë që të eksplorojmë mundësinë për të hapur në maksimum listat e kandidatëve për deputetë. Për këtë kërkohet konsensus edhe nga pala tjetër. Ne kemi disa propozime, kemi propozimin maksimal të hapjes së listave 100%, por do të nxisim dhe do të shtyjmë maksimumin për hapjen e listave.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts