Organizatat e mediave shprehin shqetësim për publikimin e videove të dhunshme

organizatat e mediave shprehin shqetesim per publikimin e videove te dhunshme
organizatat e mediave shprehin shqetesim per publikimin e videove te dhunshme

Një nga lagjet më të populluara të Tiranës u trondit me datë 19 gusht, pasi një oficer i policisë së Kufirit, Fatjon Goxhara plagosi me armë zjarri një shtetas tjetër në mes të rrugës në orët e mesditës.

Ngjarja u trajtua gjerësisht nga media për shkaqet që çuan në këtë krim, por ajo që tronditi dhe më shumë opinionin ishte publikimi i një video me përmbajtje sensitive, që autori i krimit i kishte bërë viktimës pasi e kishte qëlluar.

Kjo video u shpërnda në media dhe u publikua në shumë portale online, por dhe nga televizionet në edicionet informative, pasi autori u dorëzua në polici disa ditë pas ngjarjes.

Ky nuk ishte rasti i veçuar, pasi të hënën një tjetër video ku dy vajza shihen që dhunojnë një vajzë tjetër në një restorant të Tiranës u publikua po ashtu në media, ndërkohë që ngjarja e ndodhur disa javë më parë është në hetim dhe autoret e krimit nuk janë kapur akoma nga policia.

Policia e Shtetit mohoi që video të ishte shpërndarë nga punonjës të saj apo ekzistencën e një pretendimi të tillë në një përgjigje për BIRN*.

Të dy ngjarjet që përmenden në kërkesën tuaj janë referuar nga Policia e Shtetit në prokurori, së bashku me materialet procedurale, dhe janë nën hetim nga ky organ,” tha  Elton Metaj, drejtor i Marrëdhënieve me Publikun.

Ndërkohë, publikimi i tyre ka ringritur shqetësimin te organizatat e mediave për shkelje të etikës gazetareske dhe cenim të dinjitetit të njeriut.

Në një deklaratë publike Instituti i Medias Online dhe Sociale (IMOS Albania) shpreh shqetësim dhe thotë se publikimi i tyre nuk është në shërbim të interesit publik.

“Kjo organizatë u bën thirrje gazetarëve, redaktorëve, kryeredaktorëve dhe menaxherëve të portaleve dhe faqeve të njohura online, përfshirë ëeb-faqet e televizioneve, që të respektojnë etikën dhe të heqin postimet për videon e plagosjes me armë zjarri të shtetasit L.K nga një efektiv policie dhe të shtetases K.P nga dy shtetase të tjera”, shkruhet në reagim.

Edhe aktivistë të tjerë të medias e quajnë të pavend publikimin e këtyre pamjeve dhe kërkojnë nga kolegët e tyre që të udhëhiqen nga interesi publik dhe jo nga klikimet.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →