Disa organizata gjermane kanë akuzuar qeverinë për bllokimin e ndihmave mjekësore shumë të nevojshme për fëmijët e plagosur rëndë në Gaza, ku Izraeli ka vrarë më shumë se 38 000 njerëz që nga tetori i kaluar.
Rreth 40 objekte mjekësore ranë dakord të trajtojnë fëmijët nga Gaza në Gjermani dhe të mbulojnë shpenzimet, por ministritë e Jashtme dhe të Brendshme kanë penguar përpjekjet e tyre. Organizatat e ndihmës si Fondacioni i Refugjatëve me qendër në Këln, së bashku me OJQ të tjera dhe Shoqatën Gjermane për Kirurgjinë Plastike, ishin zotuar për ndihmë mjekësore për shumë fëmijë. Ata grubulluan donacione për fluturime, aplikime për viza dhe rimbursim të plotë të shpenzimeve spitalore.
Por fushata u ndërpre përkohësisht sepse ministritë nuk mbështetën hyrjen e të rriturve që shoqëronin fëmijët. Qarqet e qeverisë gjermane u cituan të kenë thënë se nëna ose babai i fëmijëve palestinezë të plagosur që i shoqërojnë për trajtim mjekësor mund të përbëjnë një “kërcënim sigurie”, pasi ata mund të mbështesin ose simpatizojnë Hamasin, grupin palestinez të përfshirë në sulmin e 7 tetorit në Izrael.
Negociatat me autoritetet gjermane kanë nisur prej disa muajsh dhe lista e fëmijëve që do të evakuohen ka ndryshuar vazhdimisht. Organizatat e ndihmës thonë se disa nga fëmijët e lënduar që prisnin të mbërrinin, tashmë kanë vdekur.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co