Bota Sport

Organizatorët zbarkojnë në fushë, mësoni formacionet zyrtare të takimit Gjermani-Hungari

organizatoret zbarkojne ne fushe mesoni formacionet zyrtare te takimit gjermani hungari

































Gjermania do të përballet me Hungarinë, takim i vlefshëm për Grupin A të Kampionatit Europian 2024.

gjermani

Gjermanët vijnë me humor të ngritur, pasi në takimin e parë, hapës të Europianit, arritën të fitonin me shifrat e thella 5-1 kundër Skocisë. Nagelsman i ka bezuar lojtarëve më të mirë që ka në dispozicion dhe pritet që vendasit të marrin një tjetër rezultat pozitiv po ashtu si i pari.

Nga ana tjetër është Hungaria e cila u mposht në ndeshjes e parë nga Zvicra me shifrtat 1-3. Hungarezët luajnë shanset e fundit të kualifikimit kundër ekipit më të fortë të grupit.

REZULTATI LIVE | GJERMANI-HUNGARI 1-0

22′ Musiala

NGJARJET KRYESORE

22′ GOOOOOOOOOOL GJERMANIA! Gyndoan shtyn Orban në zonëdhe ky i fundit humbet topin, me sferën që përfundon në këmbët e Musialas dhe shënon. (VIDEO)

19′ Kombinime të bukura midis Haverc dhe Gyndoan por ky i fundit gabon në momentin e fundit te kontrrolli i topit.

17′ Musila ndërron krah dhe kthehet nga i majti, i drejtohet fundores dhe provon krosimin në zonë por largohet nga mbrojtja hungareze.

13′ Tani janë gjermanët ato që administrojnë topin.

8′ Gjermanët regjistrojnë goditjen e parë në portë, musiala godet nga krahu i djathtë i zonës por pret Gulashi.

2′ Rast i mirë për hungarezët që në fillimin e ndeshjes, Varga nuk arrin dot të përfitoi nga një gabim në mbrojtje i vendasve dhe gjuajtja e tij pritet nga Nojer.

1′ Starton ndeshja.

FORMACIONET ZYRTARE

GJERMANIA (4-2-3-1): Nojer; Mitelstad, Tah, Rydiger, Kimish; Kros, Andrih; Virc, Gyndoan, Musiala; Havertz | Trajner: Julian Nagelsman

HUNGARIA (3-4-2-1): Gulashil; Fiola, Orban, Dardai; Bolla, Nagi, Shafer, Kerkez; Sallai, Szoboszlai; Varga | Trajner: Marko Rosi

Capture63

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts