E kthyer tashmë në një traditë shumë vjeçare, është organizuar në bashkinë e Dimalit “Festa e Rakisë,verës e rrushit”. E organizuar si një festë tradicionale, Festa e Rakisë,verës e rrushit, mblodhi në Pedonalet e Dimalit prodhues të këtyre produkteve nga të gjitha zonat e kësaj bashkie si dhe qytetarë të shumtë. Prodhues të rrushit, verës,rakisë dhe produkteve tjera tradicionale kishin improvizuar në pedonale stendat e tyre,ku edhe kishin ekspozuar rrush,raki e verë të cilësive e llojeve të ndryshme.Përveç këtyre produkteve,në pedonale u improvizua edhe këndi i nxjerrjes së rakisë së bashku me elementë e tjerë të këtij riti të veçantë të traditës sonë popullore.Gjithashtu në shesh,u improvizuar edhe mënyra tradicionale e shtypjes së rrushit në fuçi nga disa vajza të veshura me kostume popullore.
[embedded content]
Prodhuesit,e ardhur në këtë festë,janë shprehur se,zona e Dimalit njihet për prodhimin e verës dhe rakisë tradicionale ndër shekuj.Ata janë shprehur se prodhojnë verë,raki, rrush dhe uzo dhe se sasia e prodhimit të vreshtave varion nga viti në vit.Duke deklaruar se vreshtaria është biznesi i tyre familjar dhe e vetmja mënyrë jetese për ta,prodhuesit shprehen se nevojat janë më të mëdha dhe se për këtë arsye çmimi i shitjes së rrushit,rakisë dhe verës duhet të jetë më i lartë.Banorë të Dimalit janë shprehur se,kjo festë,megjithëse sot ka petkun bashkëkohor,është një festë që i ka rrënjët shumë të lashta,i ka rrënjët 100 vjet para lindjes së Krishtit dhe banorët e Dimalit e kanë ruajtur në shekuj traditën dhe kulturën.
Dimali shquhet për pemtarinë dhe bletarinë.Fshati Vokopolë ka pasur punishten e parë të rakisë dhe të verës, ndërsa në fshatin Allambrez ka funksionuar për rreth 40-vjet një punishte e karakterit ballkanik, përsa i përket prodhimit të verës. Prodhimi i rakisë karakteristike trashëgohet ndër breza në familjet e Dimalit,që prej shekujt e ushtrojnë këtë traditë. Kjo bashki spikat për llojet e ndryshme të rakisë dhe verës,të nxjerra nga rrushi i kualiteteve të ndryshme,prodhime që shiten në të gjithë vendin.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co