3 persona të cilët kishin përshtatur ambientet e disa subjekteve, për organizimin e lojërave të fatit, si dhe ushtronin vendosjen e basteve sportive nëpërmjet celularëve kanë përfunduar në pranga si rezultat i operacionit policor “Willow”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit A. A., 30 vjeç, R. J., 46 vjeç, dhe M. A., 54 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Sakaq, gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.
Njoftimi i policisë:
DVP Tiranë
Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike finalizon pas një pune të mirëfilltë hetimore, operacionin policor të koduar “Willow”.
Vihen në pranga 3 shtetas të cilët kishin përshtatur ambientet e disa subjekteve, për organizimin e lojërave të fatit, si dhe ushtronin veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, nëpërmjet celularëve.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 3 celularë që shërbenin për vënien e basteve sportive.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Willow”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit A. A., 30 vjeç, R. J., 46 vjeç, dhe M. A., 54 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa subjekte të vëna në dispozicion për organizimin e lojërave të fatit, u konstatuan këta shtetas, në celularët e të cilëve, shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co