Organizonin lojëra fati, policia arreston dy persona në Durrës, procedohet pronari i lokalit

organizonin lojera fati policia arreston dy persona ne durres procedohet pronari i lokalit
organizonin lojera fati policia arreston dy persona ne durres procedohet pronari i lokalit

DVP Durrës/Vijonë kontrollet intensive në kuadër të “Sundimit të Ligjit”, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë kontrolleve në Kavajë dhe në Manzë u goditën dy raste të veprimtarive të jashtëligjshme të lojërave të fatit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, arrestuan në flagrancë shtetasin K. Ç., 18 vjeç, banues në Golem, Kavajë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, si dhe proceduan penalisht pronarin e lokalit, shtetesin T. K., 26 vjeç, banues në Qerret, Kavajë, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Po gjatë kontrolleve, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, arrestuan në flagrancë shtetasin G. K., 54 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi nga kontrolli në lokalin e tij u konstatu duke vendosur baste sportive nëpërmjet telefonit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →