Sport

Orges Shehi ideon formacionin anti gjeorgjian, objektivi përmbysja e rezultatit

orges shehi ideon formacionin anti gjeorgjian objektivi permbysja e rezultatit
orges shehi ideon formacionin anti gjeorgjian objektivi permbysja e rezultatit

Pas humbjes me shifrat e pastra 2-0 në Gjeorgji, të kuqtë do të duhet të ekzekutojnë një plan perfekt për të arritur përmbysjen e madhe, çka do të ishte një rezultat fantastik, që do të shkruhej edhe në librin e rekordeve të klubit. Nga shtatë kalime turi gjithsej që shënohen në historinë e Partizanit, të kuqtë nuk kanë arritur në asnjërin prej këtyre rasteve që ta përmbushin këtë mision pas një humbjeje në ndeshjen e parë, pra me përmbysje.

Të enjten ata do të përpiqen të thyejnë këtë “tabu” dhe të kalojnë në turin e tretë. Në skuadër është krijuar një atmosferë mjaft pozitive, me bindjen se përmbysja do të arrihet. Në fakt përballë një kundërshtari të një niveli të tillë Partizani i ka të gjitha mundësitë për të arritur të kalojë në turin e tretë. Gjithashtu, duhet thënë se të kuqtë në këto dy vite të fundit po ndërtojnë një ecuri shumë të mirë në Europë, duke kaluar ture dhe rritur ndjeshëm koeficientin e UEFA-s.

Fakti që duhet të krijojë një diferencë prej të paktën dy golash në 90 minuta për ta çuar ndeshjen të paktën në shtesë, e shtyn trajnerin Shehi të mendohet thellë për formacionin dhe ndoshta edhe të ndryshojë skemë, duke hequr dorë nga ajo 3-5-2, që iu përshtat mirë Marsaslokut, por çaloi në Gjeorgji. Në kampin e kuq gjithçka është mbajtur sekret, por ajo çka nuhatet dhe parashikohet është që të ketë më shumë sulmues në fushë. Rikthimi te skema 4-3-3 shihet si një mundësi, me balotazhet që nisin në mbrojtje. Nuk përjashtohet prania e Janjevës në vend të Sembene, teksa në të majtë të sulmit ka një balotazh mes Bintsukës dhe Rifës. Deri të enjten mund të ndryshojnë shumë gjëra.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts