Analisti Genc Burimi shprehet se qëllimet për trajtimin e refugjatëve afrikanë në Shëngjin dhe Gjadër janë ndryshe nga sa shprehen zyrtarët shqiptarë dhe ata italianë. Shqipëria do të presë, duke nisur nga dita e mërkurë refugjatët e parë, për të cilët siç është bërë e ditur janë nga vendet e Afrikës së Veriut. Duke iu referuar një artikulli të të përditshmes italiane, La Repubblica ku shkruhej se “drejt Shqipërisë po udhëton anija me emigrantë me origjinë vendet e sigurta”, Burimi thotë se këta refugjatë, nisur nga statusi që kanë prej shtetit të tyre, nuk do të kthehen më pas.
Burimi shkon deri aty sa thotë se refugjatët do të pajisen me dokumente dhe do të qëndrojnë përfundimisht në Shqipëri si krah pune.
“Pa pasaportë ata s’mund t’i hipësh dot në një avjon. Por ata s’kanë më pasaportë sepse duke shpresuar të marrin azil ata kanë asgjesuar çdo dokument zyrtar nga vendi i tyre i origjinës dhe kështu atyre nuk mund t’i bësh dot më asgjë. Sot llogariten në tetë milionë numri i këtyre fatkeqëve që enden rrugëve të qyteteve europianë si klandestinë të cilët është e pamundur t’i kthesh mbrapsht. Ja kjo është “dhurata” e helmosur që po u bën Italia qyqarëve shqiptarë me bashkëfajtor Edi Ramën! Një grumbullim ndër vite masa njerëzish e pamundur t’i kthesh deri sa Edi Rama t’i pajisë me dokumenta shqiptare e t’i instalojë përfundimisht në Shqipëri si krahe pune. Është ky mbase qëllimi i vërtetë dhe sekret i gjithë këtij operacioni“, shprehet ai.
Shkrimi i plotë i Genc Burimit
Në një shkrim “të rëndomtë” të së përditshmes italiane La Repubblica e cila raporton sot se është nisur drejt Shqipërisë anija e parë italiane me grupin e parë të emigrantëve në qendrat e hapura për ta në Shqipëri, një fjali bën efektin e një “bombë”: “Në bord u krye një kontroll fillestar i personave që do të transferoheshin, për të verifikuar nëse ata plotësojnë kërkesat e përcaktuara në protokoll: të jenë me origjinë nga vende të sigurta dhe burra” lexon në La Repubblica.
Pikërisht, togfjalëshi “me origjinë nga vende të sigurta” mbart një realitet që mund të jetë katastrofik për Shqipërinë e vogël. Kjo do të thotë se nëse një emigrant vlerësohet se vendi nga vjen është i sigurt, domethënë që në atë vend ai nuk rrezikon diskriminim ose rrezik për jetën, atëherë ai nuk të drejtë për azil politk.
Pra Shqiëperia do të mbledhë gjithë emigrantët që nuk kanë të drejtë për azil në Itali e që detyrimisht do të duhet të riatdhesohen. Këtu do fillojnë “kusuret” për Shqipërinë të njëjtat me ato me të cilat Europa po përballet prej vitesh pa zgjidhje konkrete deri më sot. Italia po ia “ngec pataten e nxehtë” shqiptarëve naiva.
Nëse një vend ekstra-europian, edhe po të konisderohet si i sigurt, nuk dëshrion t’i akordojë riatdhesim shtetasit të tij, ky i fundit i mbetet vendit pritës në derë pa kohë të përcaktuar siç i kanë mbetur sot Francës me mijëra algeriane, marokenë, tunizianë etj. Këto vende refuzojnë t’i marrin mbrapsht shtetasit e tyre pa pashaportë të vendit të tyre të origjinës. Pa pasaportë ata s’mund t’i hipësh dot në një avjon. Por ata s’kanë më pasaportë sepse duke shpresuar të marrin azil ata kanë asgjesuar çdo dokument zyrtar nga vendi i tyre i origjinës dhe kështu atyre nuk mund t’i bësh dot më asgjë. Sot llogariten në tetë milionë numri i këtyre fatkeqëve që enden rrugëve të qyteteve europianë si klandestinë të cilët është e pamundur t’i kthesh mbrapsht. Ja kjo është “dhurata” e helmosur që po u bën Italia qyqarëve shqiptarë me bashkëfajtor Edi Ramën! Një grumbullim ndër vite masa njerëzish e pamundur t’i kthesh deri sa Edi Rama t’i pajisë me dokumenta shqiptare e t’i instalojë përfundimisht në Shqipëri si krahe pune. Është ky mbase qëllimi i vërtetë dhe sekret i gjithë këtij operacioni.
Së fundmi, aq i mprehtë dhe i pazgjidhshëem është shndërruar për mbarë Europën kjo pamundësi e kthimit mbrapsht të emigrantëve që vijnë nga vende të konsideruara si të sigurta sa një sërë vendsh europianë po reflektojnë tani t’i konsiderojnë azilkërkuesit si kriminelë, domethënë të justifikohet burgimi i tyre, me shpresën se tmerri i burgimit do t’i detyrojë ata te kërkojnë vetë të rikthehen në vendet e tyre. Një utopi me siguri,por jo për Italinë që ka ditur kujt populli naiv t’a transferojë problemin.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co