Katër persona kanë humbur jetën nga rënia e një orteku në rajonin malor të Auvergne në Francën qendrore.
Ngjarja ndodhi të dielën në një lartësi prej 1600 metrash mbi fshatin Mont-Dore në një zonë të njohur si Val d’Enfer, sipas një deklarate nga prefektura e departamentit të Puy de Dom.
Sakaq, raportohet për tre persona të tjerë u plagosën pas një operacioni kërkimi në shkallë të gjerë në të cilin morën pjesë 50 persona.
Gazeta lokale La Montagne raporton se orteku rrëmbeu skiatorët nga një klub aty pranë, të cilët kishin dalë nga pista me një udhërrëfyes.
Malet e Auvergne, shumë prej të cilave janë me origjinë vullkanike, nuk janë aq të larta sa ato të Alpeve apo Pirenejve, por shpesh janë në shënjestër të skiatorëve për shkak të borës së madhe.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co