Misioni i OSBE-së në Kosovë ka publikuar sot raportin më të fundit të monitorimit të gjykimeve për trajtimin e rasteve të dhunës në familje nga Gjykatat Themelore në Kosovë.
Sipas njoftiOSBE: Vetëm 22% e rasteve të dhunës në familje përfundojnë me dënim me burg në Kosovë
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka publikuar sot raportin më të fundit të monitorimit të gjykimeve për trajtimin e rasteve të dhunës në familje nga Gjykatat Themelore në Kosovë.
Sipas njoftimit thuhet se raporti analizon të dhënat e mbledhura nga 141 raste civile dhe penale të dhunës në familje në 2023, si dhe vlerëson përputhshmërinë e shtatë Gjykatave Themelore me standardet ligjore vendore dhe ndërkombëtare.
Raporti nënvizon dy mangësi kryesore në lidhje me rastet e dhunës në familje: vonesat dhe mosrespektimin e afateve procedurale, si dhe përdorimin e shpeshtë të dënimeve alternative ose të buta.
“Për shembull, raporti vëren shkelje të afateve procedurale në 24 për qind të 29 seancave dëgjimore për urdhrin e mbrojtjes në procedurë civile, të monitoruara nga OSBE, duke lënë gati një të katërtën e viktimave pa zgjidhje me kohë, si dhe duke i ekspozuar ato ndaj dhunës së mëtejshme”, thuhet në njoftim.
mit thuhet se raporti analizon të dhënat e mbledhura nga 141 raste civile dhe penale të dhunës në familje në 2023, si dhe vlerëson përputhshmërinë e shtatë Gjykatave Themelore me standardet ligjore vendore dhe ndërkombëtare.
Raporti nënvizon dy mangësi kryesore në lidhje me rastet e dhunës në familje: vonesat dhe mosrespektimin e afateve procedurale, si dhe përdorimin e shpeshtë të dënimeve alternative ose të buta.
“Për shembull, raporti vëren shkelje të afateve procedurale në 24 për qind të 29 seancave dëgjimore për urdhrin e mbrojtjes në procedurë civile, të monitoruara nga OSBE, duke lënë gati një të katërtën e viktimave pa zgjidhje me kohë, si dhe duke i ekspozuar ato ndaj dhunës së mëtejshme”, thuhet në njoftim.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co