Kosova

Osmani në “Global Women Leaders Summit”, fotografohet me ish-sekretaren Clinton

osmani ne global women leaders summit fotografohet me ish sekretaren clinton

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka qenë në Itali, ku ka marrë pjesë në “Global Woman Leaders Summit”.

Osmani, përmes një postimi në rrjetet sociale, deklaron se gjatë qëndrimit 2-ditor në Itali, ka pasur diskutime mjaft të frytshme.

“Dy ditë të mbushura me diskutime përmbajtësore në Itali në ‘Global Women Leaders Summit’, bashkë me ish-sekretaren e Shtetit të SHBA-ve, Hillary Clinton, ambasadoren Melanne Verveer, si dhe gra të tjera të jashtëzakonshme nga mbarë bota të cilat janë shembulli më i mirë i lidershipit transformues”, ka shkruar Osmani.

Osmani2
Osmani2

Më tej, Osmani ka thënë se Republika e Kosovës do të qëndrojë në krah të aleatëve të saj, për të siguruar një të ardhme më të mirë për të gjithë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts