Osmani në Zvicër takohet me presidentin e Malit të Zi, diskutojnë për rëndësinë e aleancave dhe koordinim mes dy shteteve

osmani ne zvicer takohet me presidentin e malit te zi diskutojne per rendesine e aleancave dhe koordinim mes dy shteteve
osmani ne zvicer takohet me presidentin e malit te zi diskutojne per rendesine e aleancave dhe koordinim mes dy shteteve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentes së Konfederatës Zvicerane, Viola Amherd, është duke qëndruar në Zvicër ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Samitin e nivelit të lartë të Paqes për Ukrainë.

Osmani ka njoftuar se në kuadër të samitit, ka takuar presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

“Në kuadër të Samitit të Paqës për Ukrainën, me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatović diskutuam për rëndësinë e aleancave dhe koordinimit në mbrojtje të demokracisë dhe paqes”, shkruan Osmani në Facebook.

Presidenca ka njoftuar se në Samit, i cili do të mbahet më 15 dhe 16 qershor 2024 në Bürgenstock, afër Lucernit, Presidentja Osmani do të jetë krahas presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, Presidentes së Zvicrës, Viola Amherd, si dhe afër 100 liderëve e përfaqësuesve të tjerë nga e mbarë bota.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →