“P.Ndreca merr urdhra nga Rama që mos hetohen aferat”, Vokshi: Ligji detyron socialistët të vijnë në Komision, përfundimet ia çojmë SPAK-ut

p ndreca merr urdhra nga rama qe mos hetohen aferat vokshi ligji detyron socialistet te vijne ne komision perfundimet ia cojme spak ut
p ndreca merr urdhra nga rama qe mos hetohen aferat vokshi ligji detyron socialistet te vijne ne komision perfundimet ia cojme spak ut

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Chek Up, Albana Vokshi, e ftuar në rubrikën Opinion në Neës24, tha se socialistët po bojkotojnë Komisionin, pasi duan të mos hetohen aferat.

Vokshi theksoi ligji detyron socialistët të shkojnë në Komision, ndërsa shtoi se përfundimet e Komisionit Hetimor për Chek Up do të dërgohen në SPAK.

“Ligji detyron socialistët të vijnë në Komision. Mosardhja e tyre është shkelje ligji, por është dhe problem moral. Unë zbatoj rregulloren. Plarenc Ndreci ka mbrojtur një person nën hetim nga SPAK. Kemi kërkuar largimin nga Komisioni për Ndrecën dhe Milva Ikonomit. Ndreca merr urdhra nga Rama që të mos hetohen aferat.

[embedded content]

Sterilizimi nuk është hetuar sa duhet nga SPAK, por duhet të hetojë më shumë. Përfundimet do ia çojmë SPAK. I pëlqen ose jo maxhorancës, opozita është e vendosur të kryejë hetim për Chek Up, që është administrativ. PS po përpiqet që ta zvarrisë çështjen, që të vonohet çdo gjë dhe të pengohen hetimet.

[embedded content]

Ilir Beqaj nuk duhet të ishte i lirë, sepse ka prishur prova çdo ditë. Ai vazhdon rri jashtë, ndërkohë që ke Berishën që është në arrest shtëpie. Vazhdon plani për izolimin e Berishës dhe për ta dëmtuar opozitën. Beqaj merr akoma tendera, Vilma Nushi duhet të ishte para drejtësisë, edhe Ogerta Manastirliu”, deklaroi Vokshi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →