Pa strategji në Europë/ Superiorja e 43-ta, na kalojnë edhe Malta e Ishujt Faroe

pa strategji ne europe superiorja e 43 ta na kalojne edhe malta e ishujt faroe





































Secili ekip zhvillon një se zon futbollistik në kam pionatin përkatës dhe në fund arrin diku, qoftë ky përfaqësim në Ligën e Kampioneve, Europës apo Konferencës. Një pjesëmarrje me sistemin e ngritur nga UEFA ku klubet përballen me njëratjetrën në ture eliminatore dhe matin forcën e tyre në arenën europiane.

TIRANA 0-1

Në këtë aspekt, në vitet e fundit klubet shqiptare kanë stonuar dukshëm, fiks si ai njeriu që kërkon të këndojë, por nuk ka aspak vesh muzike dhe zë. Diçka që duket qartë në realitetin e futbollit shqiptar, ku vit pas viti përgatitja që klubet bëjnë, lë shumë për të dëshiruar, duke e krahasuar edhe me shtete të cilat janë shumë të vogla, që nuk kanë pasur traditë në futboll, por shkallë-shkallë kanë pësuar rritje dhe tashmë na kanë lënë edhe pas në renditjen e përgjithshme të kampionateve.

Skënderbeu ka qenë skuadra e vetme pjesëmarrëse në grupet e një turneu të UEFA-s, (2015-2016 dhe 2017-2018) në “Europa League” dhe më pas askush tjetër nuk ka arritur që të përsërisë të njëjtën gjë. Aktualisht Shqipëria dërgon katër ekipe në Europë: ekipi kampion në turet eliminatore të “Champions League” dhe tri të tjerat në Ligën e Konferencës.

Një krahasim i vogël dhe shembull do të ishte Ballkani, që ka ngritur një strukturë dhe ka marrë pjesë në grupe dy herë radhazi, edhe pse ka shitur një pjesë të mirë të lojtarëve. Nuk mund të kapësh majat e suksesit nëse nuk investon dhe s’ke financa të shëndosha, por mbi të gjitha duhet të kesh në projekt dhe një strategji, të cilën e shohim pak tek Egnatia, por gjithsesi do të mbetet për t’u parë se ku do të arrijë ekipi nga Rrogozhina.

Këtë verë Vllaznia dhe Tirana u eliminuan që në turin e parë, duke zhgënjyer edhe një herë. Bardheblutë i hynë Europës me një ekip komplet të formatuar, ndërsa Vllaznia pësoi një humbje turpëruese në shtëpi nga Valuri, edhe pse grupi dhe boshti i lojtarëve nga sezoni i kaluar ishte.

Madje, një ekip nga Gjibraltari, i krijuar 11 vite më parë në lokalin e shokut të tyre, Bruno Magpies, shkoi më larg se dy ekipet tona legjendare, duke kaluar një tur. Në garë ka mbetur Partizani që është mposhtur 2-0 në ndeshjen e parë me Iberian. Ndërkohë Egnatia ka fituar në takimin e luajtur në Islandë kundër Vikingurit dhe është më pranë kualifikimit për në raundin tjetër.

RENDITJA

Kampionati shqiptar ndodhet në vendin e 43-ë për momentin dhe ka një koeficient 7750 pikësh, ndërsa sipër nesh janë kampionate si Lituania, Malta, Kazakhistani, Bosnja, Armenia, Ishujt Faroe, Letonia, Finlanda, Islanda, Irlanda dhe Kosova, për të shkuar në vendin e 31-ë që është Sllovenia dhe Moldavia më sipër.

RENDITJA E KAMPIONATEVE SIPAS UEFAS

Përpos renditjes, klubet shqiptare duhet të kuptojnë që pa një strategji nuk mund të shkosh në grupet e një kompeticioni të UEFA-s. Në këtë sezon që do të fillojë, tri turnetë e UEFA-s do të zhvillohen me 36 ekipe dhe jo 32 siç ka qenë më parë.

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →