Bota

Pa ujë, ushqim dhe ndihmë mjekësore/ Situatë dramatike në Khan Younis, numri i viktimave nga bombardimet izraelite pritet të rritet në orët në vijim

pa uje ushqim dhe ndihme mjekesore situate dramatike ne khan younis numri i viktimave nga bombardimet izraelite pritet te rritet ne oret ne vijim
pa uje ushqim dhe ndihme mjekesore situate dramatike ne khan younis numri i viktimave nga bombardimet izraelite pritet te rritet ne oret ne vijim

Raportimet e fundit nga Khan Younis në Gaza tregojnë për një situatë të frikshme, ku civilët kanë mbetur pa ujë dhe pa ushqim.

Shumë prej banorëve nuk patën kohë dhe mundësi të evakuoheshin, dhe tashmë mbetën të izoluar në një situatë ku diskutohet mbijetesa.

Forcat izraelite hodhën fletëpalosje në pjesët lindore të Khan Younis dhe më pas filluan të bombardojnë intensivisht të gjithë qytetin.

Ka vetëm një spital që funksionon në Khan Younis që është Spitali Nasser dhe stafi ka bërë thirrje për njësi gjaku për të trajtuar të plagosurit të cilët paraqiten për ndihmë gjatë të gjithë kohës.

Megjithatë ka zona ku mjekët nuk kanë arritur të japin ndihmën e tyre, ndaj numri i të plagosurve dhe atyre që humbin jetën pritet që të rritet në orët e ditët në vijim.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts