Bota

Pak ditë para vendimit të Apelit, Fredi Beleri bën sërish rekurs në Gjykatën e Lartë

pak dite para vendimit te apelit fredi beleri ben serish rekurs ne gjykaten e larte

































Pak ditë para vendimit të Gjykatës së Apelit, Fredi Beleri ka bërë sërish rekurs në Gjykatën e Lartë.

fredi beleri1

Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, i cili fitoi edhe si eurodeputet nga radhët e kryeministrit të Greqisë, kërkon shfuqizimin e vendimit të Prokurorisë së Vlorës, që regjistroi procedim penal për të.

Kujtojmë që tre ditë më parë, më 14 qershor Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dëgjoi çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri dhe njoftoi shpalljen e vendimit më 25 qershor, ora 13.

Bashkë me Belerin në gjyq është edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi.

Beleri dhe Kokaveshi kërkojnë pafajësi për akuzën për blerje votash pasi janë dënuar në shkallën e parë, me 2 dhe 1 vit e gjashtë muaj burg respektivisht. Vendimi i Kokaveshit është i pezulluar me shërbim prove për tre vjet.

Pala e akuzuar kërkoi fillimisht ndryshimin e trupit gjykues nën pretendimin për njëanshmëri dhe zgjedhje përmes manipulimit të shortit, pretendime që u hodhën poshtë.

Çështja Beleri ka krijuar një konflikt mes Tiranës dhe Athinës, ku qeveria e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis e konsideroi arrestimin e tij si një cenim të të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri ndërsa Tirana zyrtare pretendon se çështja është thjeshtë gjyqësore dhe se është jashtë funksionit të saj të ndërhyjë.

Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet nga listat e partisë Nea Democratia të Mitsotakisit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts