Pak vota në veri, shqiptarët mbesin në krye të komunave me shumicë serbe

pak vota ne veri shqiptaret mbesin ne krye te komunave me shumice serbe
pak vota ne veri shqiptaret mbesin ne krye te komunave me shumice serbe

Bojkoti i Listës Serbe po funksionon. Që nga mëngjesi, vetëm 203 persona në katër komunat veriore të vendit dolën për t’iu përgjigjur pyetjes nëse duan apo jo shkarkimin e kryetarëve aktualë shqiptarë.

Votimi, që u organizua për t’ua mundësuar serbëve, shumicë në atë pjesë të vendit, që t’i heqin kryetarët aktualë, duket se do t’i lë ata në detyrë deri në fund të mandatit, raporton Express.

Një vit më parë, ata u bënë kryetarë të komunave në veri të vendit pasi Beogradi iu kërkoi serbëve në Kosovë që t’i bojkotonin zgjedhjet e 23 prillit 2023, gjë që rezultoi me zgjedhjen e katër kryetarëve shqiptarë – fitues me pjesëmarrjen e vetëm 3% të votuesve. Udhëheqjen e Leposaviqit e mori Lulzim Hetemi nga LVV-ja, atë të Zubin Potokut Izmir Zeqiri nga PDK-ja, udhëheqjen e Zveçanit e mori Ilir Pecit nga PDK-ja, ndërkaq në krye të Mitrovicës së Veriut erdhi Erden Atiq nga LVV-ja.

Partia dominuese në veri të Kosovës, Lista Serbe e kontrolluar nga Beogradi, iu bëri thirrje serbëve që të mos marrin pjesë në këtë votim, me arsyetimin se ai është organizuar në atë mënyrë që t’ua mundësojë kryetarëve aktualë të qëndrojnë në udhëheqje të këtyre komunave deri në fund të mandatit.

Për t’u bërë i mundshëm largimi i kryetarëve aktualë të katër komunave veriore dhe organizimi i zgjedhjeve të reja në veri, më shumë se 50%e atyre që kanë të drejtë të votojnë duhet të merrnin pjesë. Praktikisht, tashmë e pamundur.

Rezultati: deri në orën 15:00, nga 46,000 të regjistruar, vetëm 203 persona votuan. Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së, në Leposaviq votuan 122 persona, në Zubin Potok 17, në Mitrovicën e Veriut 64, ndërsa në Zveçan asnjë.

23 qendrat zgjedhore megjithatë po qëndrojnë të hapura nga mëngjesi në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Nëse votimi nuk do të bojkotohej, mendohej se do t’ua hapte rrugën zgjedhjeve të reja lokale atje, të cilat do të duhej t’i kontribuonin shtensionimit të situatës e cila pas zgjedhjeve lokale të vitit 2023 u përshkallëzua deri në dhunë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →