Të dielën do të jenë në Kajro kryeministri grek, Mitsotakis, Von der Leyen dhe Meloni, ku do të diskutojnë për paketën 7.4 miliardë në Egjipt.
Bashkimi Evropian po përgatit një paketë prej 7.4 miliardë eurosh për të mbështetur ekonominë e Egjiptit, mes frikës se konfliktet në Gaza dhe Sudan mund të intensifikojnë problemet ekonomike në vend.
Sipas Financial Times, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të udhëtojë në Kajro të dielën (17.03.24) me kryeministrat e Greqisë, Italisë dhe Belgjikës për të finalizuar dhe shpallur marrëveshjen për mbështetjen e ekonomisë së Egjiptit.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co