Bota

Pakti PS-PD për Zgjedhoren, Bardhi: Formula për shpërndarjen e mandateve qartësisht më efektive se hersi i vitit 2021

pakti ps pd per zgjedhoren bardhi formula per shperndarjen e mandateve qartesisht me efektive se hersi i vitit 2021



































Gjatë mbledhjes së sotme në Komisionin e Ligjeve, ku u miratuan me 18 vota pro dhe vetëm 1 kundër propozimet për ndryshimin e Reformës Zgjedhore për zgjedhjet e 2025, kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha formula për shpërndarjen e mandateve është qartësisht më efektive se hersi i vitit 2021.

bardhi

“Nuk e di fiks sa do të jetë ndarja e atyre që do futen nga lista fikse dhe nga lista me votë parapëlqyese, në finale. Por qartësisht do të hynë të paktën 10-fish më shumë se sa sistemi që na ka futur ne në këtë sallë”, tha ai.

Më tej, i ndalur tek 1/3 e listës së mbyllur, Bardhi tha se deputetët që janë zgjedhur në zgjedhjet e 2021 janë produkt i listave të mbyllura.

“Ne këtu jemi deputetë listash, nga i pari tek i fundit. Secili prej nesh këtu ka qenë produkt i një procesi me lista të mbyllura”, tha deputeti i PD.

Bardhi u shpreh gjatë fjalës së tij para procesit të votimit, se nëse palët do arrijnë të realizojnë votën e diasporës, do jetë një arritje.

“Për mua arritje është fakti që bëjmë efektive  dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do duhet të miratoje deri në gusht aktet për votimin e shqiptarëve jashtë vendit. KQZ do duhet të veproje në kohë”, tha ai.

LEXONI EDHE: Maxhoranca dhe opozita votojnë pro ndryshimeve të Kodit Zgjedhor! Kalon vota për Diasporën! Në zgjedhje me dy lista kandidatësh

Diskutimi në Komisionin e Ligjeve:

Unë mendoj që diskutimi në këtë fazë të punës që është Komisioni i Ligjeve, do duhet ta bëjmë me qetësi pa populizma.  E gjithë retorika e kolegëve që mbrojnë një qasje të ndryshme nga ajo që kanë propozuar grupi i dialogut bien në një të dhënë të vetme. Ne këtu jemi deputetë listash, nga i pari tek i fundit. Secili prej nesh këtu ka qenë produkt i një procesi me lista të mbyllura. Fakti që sot ka kolegë që kundërshtojnë qëndrimin e partive të tyre rrëzojnë çdo tezë që ky po i lëpihet atij apo ky po i lëpihet këtij.  A qëndrojnë të gjitha propozimet që kanë ardhur? Nga njëqind përqind të hapura e deri tek  në  njëqind përqind të mbyllura, secila ka avantazhet apo disavantazhet e veta.  Do të ishte shumë mirë që të kishim bërë një diskutim më të gjatë, më transparent edhe ne Komisionin e Ligjeve.

Fakti është  se ashtu siç është sot Kodi Zgjedhor, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, listat janë njëqind përqind të mbyllura. Kush thotë të kundërtën gënjen! Sepse sipas dispozitës që ka ngelur në këmbë, fakti që lista mbetët e pa ndryshuar nga ajo që çon partia dhe mund të ndryshohet vetëm nëqoftëse thyhet hersi dhe në mungesë të hersit nuk ndryshon lista. Pra sot ne kemi lista njëqind përqind të mbyllura.

Çfarë na prodhoj historia e sistemit që kishim në fuqi në 2021? Na prodhoi që nga ai sistem me një herës që ishte përcaktuar në mënyrë të njëanshme e thyen vetëm 3 deputet.  Pra 137 deputet u zgjodhën nga partitë dhe vetëm 3 prej tyre erdhën këtu si rezultat i votave personale jashtë vullnetit të partisë.

Tani na ka ardhur një propozim, Dashi tha 39 Enlekejdi tha 46, nuk e di fiks sa do të jetë ndarja e atyre që do futen nga lista fikse dhe nga lista me votë parapëlqyese, në finale. Por qartësisht do të hynë të paktën 10-fish më shumë se sa sistemi që na ka futur ne në këtë sallë. Unë mendoj se zgjidhje radikale dhe që shkojnë nga ekstremi në ekstrem, dhe pa eksploruar një zgjidhje me faza nuk na ndihmojnë.  Duhet ta konsiderojmë edhe këtë si test! Nuk e dimë se çfarë do të prodhoje! Mund të rezultojë më i mirë i mundshmi ose më i keqi, por qartësisht jemi para një progresi krahasuar me atë që kishim. A mund të ishte më  i mirë variant që propozoi shoqëria civile që kemi në tryezë sot, a mund të ketë edhe një opsion tjetër. Të gjitha janë të vlefshme.

Për mua më shumë rëndësi nuk ka si do të jetë sistemi apo lista. Për mua arritje është fakti që bëjmë efektive  dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do duhet të miratoje deri në gusht aktet për votimin e shqiptarëve jashtë vendit. KQZ do duhet të veproje në kohë. Do duhet të jemi të vërtetë, parashikimi për votën e atyre që jetojnë jashtë vendit ka qenë në fuqi që në vitin 2020, por nuk është bërë efektiv për faktin se KQZ nuk miratoi aktet nënligjore. Ne do duhet të kemi garancinë e duhur që kësaj here KQZ, të veproje në kohë. Kjo është arritja më e madhe e kësaj që miratojmë sot.

Ndërkohë Reforma Zgjedhore duhet të vijojë gjatë muajve në vijim edhe me pjesët e tjera, që kanë të bëjnë me rekomandimet e OSBE-ODIHR.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts