Duke komentuar paktin e fundit të arritur mes mazhorancës dhe Rithemelimit, drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet” Adriatik Lapaj i ftuar në “Open” në News 24, tha se ata janë bashkë përgjatë 30 viteve.
“Më në fund nuk ndenjën dot larg njëri-tjetrin. Sa herë janë bërë bashkë i kanë bërë dëm Shqipërisë. Në fakt janë bashkë tërë kohës, por sa herë kanë dalë bashkë publikisht për të kryer ‘reforma’. U bënë bashkë në 2008, duke i bërë gjëmën Shqipërisë, duke ndryshuar Kushtetutën dhe rrëzimin e demokracisë që deri atëherë kishim ndryshuar.
Pas 2008, u bënë bashkë në 2009 ku ndryshuan Kodin Zgjedhor dhe ai kod është ende në fuqi ku është hequr gara. Dy kryetarë partish kanë dy biznese të mëdha ku kryetarët e partisë janë ata që ndajnë postet, ndajnë emrat e deputetëve. 30 ditë para zgjedhjeve e dimë 90% të Parlamentit të ardhshëm. Kur kryeministri çon një projektligj në Parlament, të gjithë votojnë pro. Në këto 30 vite më gjeni një komision që ka sjellë rezultate”, tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co