“Pakujdesia e njerëzve, shkaku kryesor i shtimit të rasteve me viroza”, mjeku pneumolog: Vaksina e gripit, e domosdoshme për…

pakujdesia e njerezve shkaku kryesor i shtimit te rasteve me viroza mjeku pneumolog vaksina e gripit e domosdoshme per
pakujdesia e njerezve shkaku kryesor i shtimit te rasteve me viroza mjeku pneumolog vaksina e gripit e domosdoshme per

Mjeku pneumolog Adrian Jorgji, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka folur lidhur me situatën e krijuar nga virozat në vend dhe si duhet të përballemi me këto të fundit.

Sipas tij shtimi i rasteve me sëmundjet virale nuk është faji i virozave, por pakudjesia e njerëzve.

Ai u shpreh se njerëzit që kanë simptoma si temperatura apo kolla duhet të vetëizolohen dhe të kujdesen për veten duke mos shpërndarë virusin.

Po ashtu Jorgji tha se vaksina e gripit është e domosdoshme për t’u aplikuar, ndërsa theksoi se ajo sjell rezultate në moshat 55-60 vjeç, të cilët mund të kenë edhe sëmundje shoqëruese.

“Shtimi i rasteve, fluksi i madh nuk është faji i virozave, por pakujdesia e njerëzve shton numrin e rasteve. Njerëz që e dinë që janë të sëmurë me temperaturë, kollë, duhet të përkujdesen dhe të vetëizolohen. E kuptoj se kanë detyrime, por çdokush mund të përkujdeset duke ruajtur distancën të paktën.

Përkujdesi duhet të jetë për të gjithë rastet. Në të tilla raste, sidomos në ditët e para këshillohet vetëizolimi, të shlodhemi sa më shumë, sa më shumë lëngje dhe të ushqehemi mirë. Vaksina e gripit është shumë e domosdoshme të aplikohet, për moshat 55-60 vjeç është e provuar se sjell rezultate të mira. Gripi sidomos për njerëzit me sëmundje shoqëruese nuk është diçka e thjeshtë.

Rastet e shtrimit përfshijnë moshat e reja, por edhe të moshuarit me sëmundje shoqëruese. Ka shumë me raste të mbivendosura”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co