Pallati i pabanuar, strehë për përdoruesit e lëndëve narkotike dhe prostitucion, banorët e zonës të shqetësuar: Mblidhen llojë-lljë njerëzish

pallati i pabanuar strehe per perdoruesit e lendeve narkotike dhe prostitucion banoret e zones te shqetesuar mblidhen lloje llje njerezish





































Një vend i rrezikshëm, baze për përdoruesit e drogës dhe të prostitucionit, por edhe shqetësim për banorët e rrugës “Prokop Meksi” në Durrës , është kthyer prej vitesh një pallat shumëkatësh, i pabanuar dhe i dëmtuar rëndë nga tërmeti.

dddddddddddd

Banorët e lagjes 6 ku ndodhet pallati 10 kate , shprehen se ndërtuesi pati konflikt me pronarët e truallit e çështja është në gjykatë prej me shumë se 10 vitesh, raporton gazetarja Klodjana Haxhiaj.

Kjo situate është bere shqetësuese dhe pa zgjidhje për banorët pranë pallatit.
Investitori është ne konflikt edhe me banorët që kanë blerë apartamentet prej vitesh, pasi nuk i ka përfunduar të gjitha punimet e parashikuara për t’u bërë aty duke u kthyer në strehe për përdoruesit e drogës e prostitucionit.

“Pisqlliqe pa fund. Aty mblidhen lloj lloj njerëzish dhe flenë është shqetësim për ne. Ka 10 vite kjo situatë. Nuk i lëmë fëmijët vetëm kur shkojnë në shkollë. Kur ka ditën problem, imagjino çfarë bëhet natën”, thanë disa banorë.

Katet e para të godinës janë kthyer në vend të frekuentuar nga persona që konsumojnë lëndë narkotike, madje edhe gjatë orëve të paradites, siç duket në këto pamje.

Rreth e qark ka me dhjetëra shiringa të hedhura përtokë, si dhe mbeturina të lëna pas nga personat që e frekuentojnë këtë godinë të braktisur.

Ndërsa një kat më sipër, një apartament ku shenjat e tërmetit janë mjaft të qarta duket se banohet apo frekuentohet rregullisht nga një shtetase, që sjell aty klientët e saj. Pamje efekte

Shtetasja që e frekuenton atë, largohet sapo vëren mediat në ambientet e pallatit.

Pak metra larg godinës së braktisur është shkolla 9-vjeçare “Eftali Koçi”. Pavarësisht ndërhyrjes së herëpashershme të policisë, përdoruesit e drogës nuk janë larguar nga aty.

Ndërkohë bashkia nuk mund të ndërhyjë për të riparuar këtë pallat të dëmtuar nga tërmeti, për shkak se palët gjenden në konflikt gjyqësor.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →