Në këtë periudhë të vitit, kur flitet për plazhet në ishujt e Spanjës, të vijnë vetëm mendime pozitive në kokë: diell, ujë i kristaltë dhe shumë argëtim.
Por realiteti është tërësisht ndryshe në ishullin Gran Canaria, ku disa dhjetëra emigrantë të mbërritur me varka druri nga Afrika janë parë të shtrirë në rërë, jo për të marrë rreze, por të rraskapitur nga udhëtimi i mundimshëm drejt Europës.
Në pamje shihen punonjësit e shëndetësisë që i ndihmojnë refugjatët duke i mbështjellë me batanije termike. Disa e kishin të pamundur të lëviznin dhe vetëm qëndronin të shtrirë në rërë. Sipas autoriteteve të paktën 4 prej tyre janë dërguar në spital.
Nga të dhënat e Ministrisë së Brendshme të Spanjës, numri i refugjatëve të mbërritur në ishujt Canaria është rritur me mbi 160% krahasuar me vitin 2023.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co