Janë publikuar disa pamje të rralla që zbulojnë se si vajzat koreano-veriore poshtërohen dhe ndëshkohen publikisht për shikimin e mediave të Koresë së Jugut.
Sipas mediave të huaja pamjet tregojnë një seancë turpëruese publike në një auditor të madh, ku dhjetëra të rinj koreano-veriorë janë rreshtuar para ushtarëve dhe qortohen për ‘krimet’ e tyre.
Një vajzë e re, e identifikuar vetëm si Choi, u pa duke qarë ndërsa tërhiqej zvarrë para turmës.
Sipas një përkthimi nga KBS Media, e cila ka marrë pamjet, ajo tha: “Kam bërë gabim duke dëgjuar dhe shpërndarë propagandën e papastër të publikuar”.
Më pas ajo është larguar me pranga.
Qeveria e Kim Jong Un ka pasur një kontroll të hekurt mbi informacionet që vijnë dhe dalin nga Koreja e Veriut për dekada, duke i ndaluar shprehimisht qytetarët e saj të konsumojnë lajme të huaja, muzikë, filma dhe televizion.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co