Bota

PAMJET/ Aksident me vdekje në aksin “Elbasan-Tiranë”! Përplasen dy makina, humb jetën shoferi i një prej mjeteve (Emri)

pamjet aksident me vdekje ne aksin elbasan tirane perplasen dy makina humb jeten shoferi i nje prej mjeteve emri





































Një aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën e vjetër “Elbasan-Tiranë” në fshatin Gracen.

Dy automjete mësohet se janë përplasur kokë më kokë dhe si pasojë ka ndërruar jetë shoferi i një prej makinave të përfshira në aksident, 72-vjeçari me iniciale N.S..

Gjithashtu është plagosur pasagjeri, i cili ndodhej në mjetin tjetër që drejtohet nga 62-vjeçari me iniciale G. S.. Ai është shoqëruar në Polici, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Në rrugën e vjetër “Elbasan-Tiranë”, në fshatin Gracen, automjeti me drejtues shtetasin G. S., 62 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. S., rreth 72 vjeç.

Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi N. S. dhe është dëmtuar shtetasi shtetasi G. B., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin G. S.

Shtetasi G. S. është shoqëruar në Polici, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

aksident makina

aksident makina1

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts