Ylli brazilian Neymar do të bëhet baba për herë të katërt. Futbollisti dhe partnerja e tij, Bruna Biancardi do të mirëpresin në jetë fëmijën e tyre të dytë së bashku.
Çifti kanë zbuluar lajmin e ëmbël në një postim në rrjetet sociale, ku zbuluan edhe gjininë e foshnjës që pritet të vijë në jetë së shpejti.
Pranë futbollistit dhe Bruna Biancardi-t në ato momente ishin të pranishëm vajza e tyre, Mavie, si edhe djali i Neymar nga një marrëdhënie e mëparshme, Davi Lucca, 13 vjeç.
Në video shihet Mavie duke puthur barkun e nënës së saj, e cila qëndronte e shtrirë përkrah sulmuesit të Al-Hilal dhe Davi Luccas.
Më pas zbulojnë gjininë e foshnjës, ku në sfond lëshohen flakadanë ngjyrë rozë, duke treguar se do të mirëpresin në jetë sërish një vajzë.
“Po jetojmë një fazë kaq të ëmbël dhe nuk mund të mos ndajmë me ju se Zoti ka dëgjuar edhe një herë kërkesat tona”, shkruan zeshkania 30-vjeçare, duke shtuar: “Mirë se të vish bijë”.
Bruna solli në jetë fëmijën e tyre të parë Mavie në tetorin e vitit të kaluar. Konfirmimi i shtatzënisë së parë të 30-vjeçares shënoi një kthesë në marrëdhënien e çiftit, pasi u zbulua se lojtari e kishte tradhtuar.
Modelja dhe influencuesja braziliane Amanda Kimberleya zbuloi ishte shtatzënë me fëmijën e Neymar, ndërsa Bruna ishte në pritje të ëmbël.
Vajza e Amanda Kimberleya dhe Neymar, Helena është katër muajshe. Futbollisti dhe Bruna mësohet se kanë dhënë edhe një shans marrëdhënies së tyre të dashurisë gjatë verës me ndihmën e terapisë dhe miqve.