Shqiperia

PAMJET/ Rama publikon videon, plazhet e Durrësit plot me pushues

pamjet rama publikon videon plazhet e durresit plot me pushues
pamjet rama publikon videon plazhet e durresit plot me pushues

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video nga plazhet e Durrësit ku duken pushuesit të cilët kanë zgjedhur të kalojnë pushimet apo fundjavat e tyre.

Teksa herë pas here, Rama publikon foto e video nga plazhet e vendit tonë të cilat janë mbushur me pushues.

Këtë herë Rama ka zgjedhur të postojë për Durrësin i cili po ashtu çdo vit numëron qindra e mijëra pushues. Bregdeti i Durrësit mban fluksin më të madh të pushuesve në vendin tonë.

Postimi i Ramës:

Një ditë më parë, kreu i qeverisë publikoi shifrat e turistëve për muajin korrik. 1.2 mln vizitorë kanë hyrë në vendin tonë përmes aeroportit të Rinasit muajin e kaluar ose 350 mijë më shumë se korrikun e 2023.

Ndërsa 175 mijë automjete më shumë kanë hyrë këtë vit nga Kosova dhe gjatë muajit korrik shifra është 3 minë më shumë se vjet.

(BalkanWeb)

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts