Imazhet e reja me satelit të Kubës tregojnë shenja se në këtë vend po instalohen kapacitete të përmirësuara të zbulimit në katër baza ushtarake me lidhje të dyshuara me Kinën, duke i siguruar Pekinit një rrjet objektesh që mund të përdoren për të përgjuar Shtetet e Bashkuara.
Imazhet, të paraqitura në një raport të martën nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) me seli në Uashington, janë marrë në muajt mars dhe prill. Në to tregohen ndërtime të reja ose të fundit në tre vendndodhje pranë kryeqytetit, Havana, si dhe punime në një vend të paraportuar më parë, jo shumë larg bazës detare amerikane në Gjirin e Guantanamos.
“Pa qasje tek materialet e klasifikuara, përcaktimi i objektivave specifike të këtyre objekteve është pothuajse i pamundur”, thuhet në raport. “Megjithatë, shtimi i pajisjeve të monitorimit të hapësirës në vende si Bejucali dhe Calabazari është i dukshëm, duke patur parasysh se Kuba nuk disponon satelitët e saj, apo programin e saj hapësinor”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co