Pamjet/ Vodhën sende me vlerë rreth 15 000 euro në një banesë, arrestohen 3 persona! Në pranga edhe pronari i një argjendarie

pamjet vodhen sende me vlere rreth 15 000 euro ne nje banese arrestohen 3 persona ne pranga edhe pronari i nje argjendarie
pamjet vodhen sende me vlere rreth 15 000 euro ne nje banese arrestohen 3 persona ne pranga edhe pronari i nje argjendarie





































Katër persona janë arrestuar, mes tyre edhe pronari i një argjendarie, pasi akuzohen se kanë vjedhur në një banesë sende me vlerë rreth 15 mijë euro.

Operacioni i koduar “Falco” është zhvilluar nga komisariati nr 6 dhe policia e Krujës, ndërkohë janë sekuestruar sendet e vjedhura, automjeti me të cilin dyshohet se kanë lëvizur autorët, veshjet që kanë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve, si dhe aparatet e tyre celulare.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se, më datë 13.09.2024, në rrugën “Astrit Losha”, shtetasi D. B., ka ruajtur shtetasin L. B., i cili ka hyrë në një banesë dhe ka vjedhur sende me vlerë (çanta të markave të kushtueshme dhe aksesorë të tjerë) me vlerë rreth 15 000 euro. Më pas bashkëpunëtori i tyre, shtetasi E. X., ka marrë këta dy shtetas me automjet dhe i ka larguar nga vendi i ngjarjes”, thote policia.

Njoftimi: 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe ato të Komisariatit të Policisë Krujë, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Falco”.

Vodhën sende me vlerë rreth 15 000 euro në një banesë, arrestohen 3 shtetas.

Arrestohet gjithashtu një 34-vjeçar, pronar i një argjendarie, i cili dyshohet se ka blerë sendet e vjedhura nga 3 autorët e dyshuar.

Sekuestrohen sendet e vjedhura, automjeti me të cilin dyshohet se kanë lëvizur autorët, veshjet që kanë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve, si dhe aparatet e tyre celulare.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizur dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Falco”.

Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit:

– L. B., 25 vjeç, E. X., 21 vjeç, dhe D. M., 23 vjeç, të tre banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/25 e Kodit Penal;

– F. C., 34 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore dyshohet se, më datë 13.09.2024, në rrugën “Astrit Losha”, shtetasi D. B., ka ruajtur shtetasin L. B., i cili ka hyrë në një banesë dhe ka vjedhur sende me vlerë (çanta të markave të kushtueshme dhe aksesorë të tjerë) me vlerë rreth 15 000 euro. Më pas bashkëpunëtori i tyre, shtetasi E. X., ka marrë këta dy shtetas me automjet dhe i ka larguar nga vendi i ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa nga sendet e vjedhura të gjetura në dyqanin e shtetasit F. C.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al