Panenka, shpikësi i “lugës” / Ish-mesfushori, ai që ideoi goditjen e penalltisë

panenka shpikesi i luges ish mesfushori ai qe ideoi goditjen e penalltise

































Në Evropianin e vitit 2000, Italia dhe Holanda luajtën një gjysmëfinale dramatike, e cila përfundoi me kualifikimin e të kaltërve pas goditjes së penalltive. Gjatë tyre bëri shumë përshtypje mënyra e goditjes së Françesko Totit, i cili zgjodhi një parabol, e njohur ndryshe si stili i lugës, duke vënë majën e këmbës poshtë topit dhe duke e dërguar në rrjetë atë.

panenka_3478366

Këtë goditje mjeshtërore kapiteni i Romës dhe një nga ish-yjet e përfaqësueses së Italisë e ka përdorur edhe në disa raste të tjera, aq sa në dekadën e fundit kjo penallti u quajt “alla Toti”. Por në të vërtetë, shpikësi i kësaj goditjeje nga pika e bardhë është ylli i Çekosllovakisë, Antonin Panenka, i cili me një penallti të tillë i dha triumfin e parë kombëtares së tij në Evropë, duke fiksuar shifrat finale të 11-metërshave në 5-3. Një shpikje e tillë i kushtoi disa vite tallje masive portierit të asaj kohe të Gjermanisë Perëndimore, Sep Majer, edhe pse vetë Antonin Panenka kujton se si e ideoi atë gjuajtje dhe ironizon disi me ish-kundërshtarin e tij.

images

“Pas çdo stërvitjeje normale ishte e zakonshme që unë dhe portieri i Çekosllovakisë të bënim një stërvitje të personalizuar, e cila ishte më shumë një formë argëtimi dhe çlodhjeje. Për shaka vija bast me të ndonjë çokollatë ose ndonjë birrë nëse më mundte në duelin e penalltive dhe jo pak herë e kisha pësuar, aq sa kishte mbrëmje që nuk më zinte gjumi. Por këto orë boshe dhe të vona nisa të mendoja një mënyrë që të rifitoja bastin e humbur dhe në një moment më erdhi në kokë ideja e një goditjeje parabël, e cila edhe pse e lehtë nuk do t’i jepte kohë reagimi një portieri që kishte zgjedhur krahun për t’u hedhur.

Dhe rezultatet ishin fantastike, aq sa nisa të fitoja baste me breshëri dhe për të thënë të drejtën shtova disa kile nga çokollatat dhe birrat e shumta… ‘Luga’ u bë makthi i Sep Majerit? Të them të drejtën po, sepse e shihja në disa intervista që kur i bënin këtë pyetje ai nervozohej, aq sa me vonë nuk donte të kujtonte as emrin tim”, – theksonte para disa vitesh Panenka, aktualisht presidenti i klubit çek të Bohemians.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co