Kamerat e sigurisë në aeroportin e Tampas në SHBA kanë regjistruar momentin e frikshëm teksa një avioni i shpërthejnë gomat e pasme ndërsa po merrte shpejtësi në pistë për t’u ngritur në fluturim.
Piloti arriti ta ndalojë menjëherë mjetin fluturues dhe makinat e emergjencës pushtuan pistën për të asistuar pasagjerët, të cilët dolën të gjithë pa lëndime.
Një zëdhënës i aeroportit tregon se një hetim ka nisur për incidentin, teksa të gjithë pasagjerët u nisën disa orë më vonë për në destinacionin e tyre me një avion tjetër.
[embedded content]
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co