Panik nga murtaja që ka shpërthyer në vendin fqinj, ngrihet Task Force për monitorimin e situatës

panik nga murtaja qe ka shperthyer ne vendin fqinj ngrihet task force per monitorimin e situates
panik nga murtaja qe ka shperthyer ne vendin fqinj ngrihet task force per monitorimin e situates

Në Shqipëri Shërbimi Veterinar ka kaluar në gatishmëri pasi në vendet në kufi me vendin tonë janë zbuluar vatra aktive me bruçelozë.

Gazetari Fatmir Popja raporton për Balkanweb se bruceloza është një prej sëmundjeve më të rrezikshme tek kafshët. Bruceloza është një sëmundje që shkaktohet nga mikroorganizma të gjinisë “Brucella” dhe që transmetohen te njeriu me rrugë direkte ose indirekte.

Rastet me brucelozë janë shtuar shumë pas viteve 90, si midis bagëtive, ashtu edhe midis njerëzve edhe në Shqipëri. Ndërkohë Greqia prej kohësh po përballet me murtajën e bagëtive të imta, autoritetet shqiptare si vend fqinj kanë kaluar në gjendje alerti. Në Greqi situata aktualisht është mjaft problematike  dhe mbizotëron një frikë në rritje për shkak të murtajës.

Në kushtet e mbizotërimit të një situate kaq problematike në vendet fqinje, Shërbimi Veterinar Rajonal, Korçë-Elbasan-Berat ka ngritur task-forcë me 11 grupe në terren duke e përqendruar vëmendjen në akset nacionale. Kreu Rajonal  i këtij shërbimi Spiro Hunçi bën me dije se grupet e ngritura do të verifikojnë çdo rast të dyshimtë, ndërsa thirrja shkon kryesisht për fermerët e zonave kufitare me vendin fqinj të tregojnë kujdes të shtuar.

Shërbimit Veterinar Elbasan dhe kreu i saj ,Fatmir Ozuni i kanë njohur blegtorët e këtyre Qarqeve me simptomat që tregojnë se bagëtitë janë të prekura nga kjo sëmundje. Nëse rastet me murtajë ende nuk janë identifikuar në vendin tonë, ato me bruçelozë janë aktive. Një vatër e re është shfaqur së fundmi në një stallë me bagëti të imta në zonën e Korçës.

Krahas shqetësimit  që ka përfshirë autoritetet dhe konsumatorin vendas, bëhet me dije se qytetarët nuk janë të rrezikuar nga murtaja dhe bruçeloza pasi në dyqane dhe tregje tregtohet mish i kontrolluar. Aktualisht mbetet  prioritet i autoriteteve shqiptare menaxhimi i rasteve të shfaqjes së mundshme të murtajës dhe brucelozës në zonat të ndryshme të  Shqipërinë, pasi në vendet fqinje rastet e zbuluara janë të shumta dhe përhapja duket e pa shmangshme.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →