Duke ditur se Xavi do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit, drejtuesit e klubit e kanë patur të vështirë të bien në një mendje për pasuesin. Sipas asaj që shkruajnë mediat, ka mosmarrëveshje të madhe midis presidentit të klubit, Joan Laporta, dhe drejtorit sportiv, Deco.
Të dy kanë përcaktuar një profil shumë të ndryshëm për trajnerin e ardhshëm. Laporta do të preferojë dikë tashmë me përvojë dhe sukses në nivelin më të lartë, me pak fjalë, një emër më të fortë që gjeneron entuziazëm te tifozët, Në këtë kuptim, Hansi Flick është shfaqur si një kandidat i mundshëm, pasi ka drejtuar tashmë kombëtaren gjermane dhe ka fituar gjashtë trofe në vitin 2020 me Bayernin.
Nga ana tjetër, sipas të njëjtit burim, Deco preferon një trajner jo-domosdoshmërisht me emër të madh por që di të përshtatet me vështirësitë dhe që dëshiron të bëjë një hap përpara në karrierën e tij. Në këtë kuptim, Sérgio Conceição i FC Portos, i plotëson këto kërkesa. Trajneri portugez përfundon kontratën e tij me “Dragons” në fund të sezonit. Për më tepër, tekniku në fjalë përfaqësohet nga Jorge Mendes, një agjent që mban një marrëdhënie pozitive me drejtorët e Barçës.
Kështu, Flick dhe Conceição janë për momentin, hipotezat më të mundshme. Megjithatë, Laporta është presidenti i klubit dhe është tifoz i madh i shkollës gjermane të trajnerëve. Flick është me të vërtetë opsioni më i mundshëm për sezonin e ardhshëm, ndërsa vetëm koha do e tregojë sesi do shkojnë gjërat.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co