Papa Françesku ka bërë sërish thirrjen që t’i jepet fund luftës në Ukrainë, duke theksuar se “negociatat për paqe janë më të mirë sesa një luftë e pafundme”.
“Ju lutem. Vendet që janë në luftë, të gjithë – ndalni luftën. Shqyrtoni negociatat, paqen”, ka deklaruara Papa. Në mars të këtij viti, Papa pati zemëruar zyrtarët ukrainas pasi kishte thënë se Kievi do të duhej të kishte kurajo për “flamur të bardhë”. Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba deklaroi se vendi i tij “kurrë nuk duhet të ngrit çfarëdo flamuri tjetër”, duke i bërë thirrje Vatikanit të mbështesë Ukrainën dhe popullin e saj në shpëtimin e jetëve të njerëzve.
Luftime në Ukrainë janë duke vazhduar, ku të dyja palët vazhdimisht raportojnë për të vrarë dhe plagosur.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co