Bota Kuriozitete

Paparazi/ Ish-ministrja e Drejtësisë në Parlament me kujtimet e pushimeve në Parga

paparazi ish ministrja e drejtesise ne parlament me kujtimet e pushimeve ne parga



































Ish-ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka preferuar që këtë javë të vijë në Parlament pa shumë zhurmë dhe pa kolegë të saj, siç e kemi parë shpeshherë në javët e mëparshme.

etilda gjoni4

Deputetja e Tiranës ka zgjedhur që këtë herë të vijë e vetme, duke nxituar hapat për te salla e seancës plenare. Por nuk kishte sesi të mos na binte në sy edhe çanta që ajo kishte zgjedhur.

etilda gjoni

Me gjasa, deputetja sapo do të jetë rikthyer nga ndonjë udhëtim në Pragë, pasi çanta që mbante në krah ishte pikërisht një çantë lecke, me emrin e Pragës dhe pamjet e qytetit. Një aksesor ky, që shpeshherë turistët blejnë në vendet ku vizitojnë.

etilda gjoni1

Nuk e dimë nëse Etilda sapo është rikthyer nga ky qytet dhe pasi është dashuruar me atë vend, ka vendosur që të sjellë një copëz Prage edhe në Tiranë. Duhet thënë se një aksesor të tillë në një institucion nuk na ndodh shpesh të shohim.

etilda gjoni2 etilda gjoni3

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts