Holanda dhe Franca nuk i bëjnë keq njëra-tjetrën, një “X” pa gola që nuk “djeg”, me dy ekipet që praktikisht me 4 pikë kanë siguruar një biletë për më tej. Në xhiron e fundit do të “luftojnë” në distancë për kreun e Grupit D. Pa Mbappe, “gjelat” janë një ekip normal, nuk prodhuan shumë , madje ishin edhe me fat, pasi “tulipanëve” iu anulua një gol i dyshimtë. Ndryshe nga perceptimi i krijuar, në sytë e Deschamps kjo ishte një ndeshje pozitive:
“Kishim shumë raste në një ndeshje me nivel të lartë. Keqardhje vetëm për faktin që nuk ishim efikas, kishim të paktën 5 raste të pastra për gol dhe nuk arritëm të shënonim. Mbappe? E sigurt është që Franca me të do të jetë më e fortë”, u shpreh Deschamps në konferencë për shtyp.
Ndryshe nga Deschamps, Ronald Koeman u ndal tek episodi më i dyshimtë i këtij takimi, goli i anuluar i Simons: “Në goditjen e Simons nuk besoj se Dumfries pengon portierin. Maignan ishte në kohë vonesë në atë moment, gjithsesi, edhe një pikë është mirë”, u shpreh trajneri i Holandës në konferencë për shtyp.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co