Nuk ka fitues në derbin e Torinos. Ndeshja mes Torinos dhe Juventusit e luajtur në Stadio Olimpico di Torino (Turin) s’prodhoi gol, me të dy skuadrat që ndanë pikët.
Një pjesë e parë e vakët, pa shumë raste, me ekipet që preferuan të studionin njëra-tjetrën. Në fraksionin e dytë, ekipi i drejtuar nga Ivan Juric u shfaq më kërkues para porte, duke zhvendosur bardhezinjtë në gjysmëfushën e vet.
Edhe pse u akorduan më shumë se 5 minuta shtesë dhe ritmit të lartë në fund, shifrat mbetën të bardha. Të besuarit e Allegrit hedhin kështu një gjysmë-hap drejt Champions League, objektiv ky i “Zonjës së Vjetër”. Në krahun tjetër, kjo pikë rri mirë për Torinon e mesit të tabelës.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co