Rei Manaj po bëhet gati të ndërrojë skuadër, pasi pritet të largohet nga Sivaspor në merkaton e janarit. Lojtari ka deklaruar se nuk dëshiron të vazhdojë më në këtë klub dhe në Turqi kanë mësuar se ai është pranë firmës me Trabzonsporin.
Pikërisht klubi ku trajner është Senjol Gynesh, ka bërë gati një ofertë e cila sipas mediave turke është pranuar nga SIvaspor, që nuk dëshiron të humbasë Manajn me parametër zero në verë kur i përfundon kontrata aktuale.
Trabzonspori ka ofruar 1,3 milionë euro për kartonin e futbollistit, si dhe ka ofruar tre lojtarë në huazim me të drejtë blerje me shifra të pranueshme për klubin e Sivaspor. Në Turqi raportojnë se kjo ofertë është pranuar parimisht dhe Manaj pritet të firmosë kontratën me klubin e ri në ditët e para të muajt janar nëse nuk vjen në këtë periudhë ndonjë ofertë më e rëndësishme.
PANORAMASPORT.AL