Paralajmërimet për një kundërpërgjigje ndaj sulmit raketor të Iranit, Biden tregon nëse SHBA do të mbështesë Izraelin në “hakmarrjen” e tij

paralajmerimet per nje kunderpergjigje ndaj sulmit raketor te iranit biden tregon nese shba do te mbeshtese izraelin ne hakmarrjen e tij





































Presidenti Joe Biden, ka reguar sërish lidhur me paralajmërimin e Izraelit për një kundërpërgjigje ndaj sulmit raketor të Iranit. Biden tha se nuk do të mbështesë një sulm izraelit në vendet që lidhen me programin bërthamor të Teheranit.

biden shba

“Përgjigja është jo”, u tha Biden gazetarëve kur u pyet nëse do të mbështeste një hakmarrje të tillë pasi Irani gjuajti rreth 180 raketa në Izrael të martën.

Komentet e Biden erdhën pasi ai dhe liderët e tjerë të G7 nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Mbretëria e Bashkuar folën me telefon për koordinimin e sanksioneve të reja kundër Iranit.

Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se liderët dënuan pa mëdyshje sulmin e Iranit kundër Izraelit dhe se Biden ripohoi solidaritetin dhe mbështetjen e plotë të Amerikës për Izraelin dhe popullin e tij, shkruan AP.

Biden shtoi se ka gjëra që duhen bërë në përgjigje të breshërisë iraniane dhe se priste që sanksionet nga vendet e G7 të shpalleshin së shpejti.

“Ne do të diskutojmë me izraelitët se çfarë do të bëjnë ata,” tha Biden. “Të shtatë prej nesh pajtohemi se ata kanë të drejtë të përgjigjen.”

SHBA ndihmoi Izraelin të mbrohej kundër sulmit që Irani kreu si hakmarrje për vrasjen e udhëheqësve të Hezbollahut libanez të mbështetur nga Teherani.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →