Paralajmërimi i frikshëm i Borrell: Evropa të përgatitet për luftë! Ja hapat që duhet të ndërmarrim

paralajmerimi i frikshem i borrell evropa te pergatitet per lufte ja hapat qe duhet te ndermarrim
paralajmerimi i frikshem i borrell evropa te pergatitet per lufte ja hapat qe duhet te ndermarrim

Shefi i Politikës së Jashtme të BE, Josep Borrell, ka paralajmëruar se lufta në Evropë është në horizont.

“Evropa duhet të përgatitet për një luftë të mundshme. Një konflikt në shkallë të plotë në kontinentin përtej Ukrainës, nuk është më një fantazi”, ka paralajmëruar kryediplomati i BE-së.

Ai ka shtuar se Rusia kërcënon Evropën përmes luftës së saj të vazhdueshme në Ukrainë ashtu edhe sulmeve hibride ndaj vendeve anëtare të BE-së.

“Lufta sigurisht që po afrohet rreth nesh. Një luftë me intensitet të lartë, konvencionale në Evropë nuk është më një fantazi”, tha ai.

Shefi i politikës së jashtme të BE shtoi se Unioni ka nevojë për një mjet të ri financimi ndërqeveritar, i krahasueshëm ky me atë që u krijua gjatë krizës financiare në eurozonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co