Shërbimi te Kadastra është paralizuar prej disa ditësh. Burime për News24 dhe BalkanWeb bëjnë të ditur se numri i qytetarëve që presin të marrin shërbim ka arritur në 25 822 dhe pritet që shifra të rritet edhe më shumë në kushtet kur institucioni ka dalë jashtë funksionit.
Vetëm gjatë 4 ditëve të fundit listës i janë shtuar rreth 3 mijë qytetarë të cilët presin të marrin shërbim për regjistrimin e pronave, vërtetime apo aplikime të ndryshme. Ndërsa nga Kadastra nuk iu jepet asnjë shpjegim.
Mësohet se funksionimi kaotik është shkaktuar edhe nga nisja e një procesi strukturimi brenda Kadastrës gjë që ka sjellë si pasojë nxjerrjen e sporteve jashtë loje.
Kështu, News24 dhe BalkanWeb, Tirana Jug dhe Tirana Rurale 2 do të shkrihen në një drejtori, ndryshe nga sa funksionojnë aktualisht të ndara.
Po ashtu Kadastra e Durrësit, Kavajës dhe Krujës do të jenë së bashku.
Gjithashtu, Korça, Devolli dhe Kolonja do të funksionojnë si një drejtori e vetme.
Si hap i dytë është parashikuar krijimi i një institucioni të ri që do të quhet Drejtoria e Regjistrimit të Pronës Shtetërore, në varësi të Dallëndyshe Bicit, drejtore e Kadastrës.
Ky proces strukturimi do të sjellë largimin e 55 punonjësve, ndërsa tarifat e shërbimit do të rriten me 40%.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co