Legjenda e Mançester Junajtid, Uejn Runi, duke folur në programin ‘Euros Extra’ të BBC-së, beson se ka diçka të çuditshme në lidhje me “Tre Luanët”, përsa i përket paraqitjes së tyre në Europian.“Mesazhet që vijnë nga fusha janë shumë të ndryshme nga ato të dy turneve të fundit. Sigurisht që diçka nuk shkon me Anglinë. Për mua lojtarët duhet të marrin gjithashtu përgjegjësitë e tyre. Kapiteni, Herri Kejn, tha se nuk dinte si të shtypte (pas barazimit kundër Danimarkës). Të jesh në atë skuadër dhe shkosh në fushën e futbollit dhe nuk di si të bësh presion apo si të luash, është një shqetësim i madh. Ju duhet të shkoni te trajnerët dhe thoni: ‘Epo, para se të dal në fushë, çdo lojtar duhet të dijë të shtypë”, deklaroi ai.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co